Programi për 11 majin dhe lista me kandidatët për deputetë, Rama nis takimin me drejtuesit e PS

Politikë

Programi për 11 majin dhe lista me kandidatët për deputetë,

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin e Brigadave për ditën e dytë të mbledhjes së Partisë Socialiste, ku po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.

Drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve.

Raportohet se këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion