Priti Zelenskyn në Rinas, ministri Hasani: Në solidaritet me Ukrainën dhe luftën e saj heroike
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2024, 08:45
Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ndarë pamjet nga pritja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky është një moment kyç i nxitjes së lidhjeve dypalëshe. Po ashtu ministri shprehet se janë në solidaritet me Ukrainën.
“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani.


