“Po veprohet sipas interesit personal”, Bardhi: 17 deputetë nuk do jenë në mbledhjen e Këshillit

Politikë

“Po veprohet sipas interesit personal”, Bardhi: 17 deputetë nuk

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlament, Gazment Bardhi u shpreh se me zgjedhjet për kreun e partisë demokratike, po shkelet statute por në fund theksoi ai është shumica që vendos.

“Pas zgjedhjeve menduam se faktorët e rëndësishëm do reflektojnë dhe do I shërbejnë interesit të demokratëve. Në fund të fundit një opzoitë e dobët i shërben pushtetit të Ramës. Propozuam një plaftormë për bashkimin dhe jo ndarjes, një pjesë e rrëzoi platformën nga baza në qendër, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kreut të partisë.

Vendimet e marra tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të rënda të statutit që dhe nuk e zgjidhin situatën në parti. Si sekretar i përgjithshëm i PD, kam detyrimin t’i nënshtrohem kolegëve në kryesi. Kemi detyrim t’i bëjmë publike aktet në shkelje të statutit dhe të rregullave që garantojnë bashkëjetesën dhe garën.

Këmbëngulja për të zbatuar disa rregulla nuk i shërbejnë askujt, as atyre që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur kryetarin është shpëtim i PD.

Po veprohet sipas interesit personal dhe jo sipas interesit të demokratëve.’ u shpreh Bardhi.

ME TE LEXUARAT