"Po sundon ligji", Britania përshëndet hapur dënimin e Adriatik Llallës me dy vjet burg

Politikë

"Po sundon ligji", Britania përshëndet hapur dënimin e

Britania ka pershendetur vendimin e gjykates per denimin e Adriatik Llalles me dy vite burgim.

"Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin", shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades se Britanise se Madhe ne Shqiperi.

Diten e sotme, Gjykata e Posacme antikorrupsion ne Tirane vendosi denimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vjet burg ndersa i konfiskoi atij nje apartament ne Durres dhe tri troje tokash ne periferi te Tiranes.

Llalla u akuzua nga SPAK per mosdeklarim te pasurive./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion