"PLAS" në Kuvend! Pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Politikë

"PLAS" në Kuvend! Pa nisur seanca, deputetët e PD

Tensione janë shënuar në Kuvend që në orët e para të ditës, pa nisur ende seanca plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat në sallë, duke shkaktuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike.

Gjithçka ka nisur pasi disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë.  Disa prej deputetëve të ulur janë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

Në mes të tensioneve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u konsiderua si një akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e cilësuan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion