Tensione në protestën e PD-së/ Hidhen molotovë pranë Ministrisë së Brendshme, policia shpërndan ujë dhe gaz lotsjellës

Politikë

Tensione në protestën e PD-së/ Hidhen molotovë pranë

Protestues të mbështetur nga Sali Berisha kanë hedhur molotovët e parë në afërsi të Ministrisë së Brendshme. Në momentin që iu afruan kordonit të forcave të policisë, efektivët ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë dhe për të penguar kalimin e tyre.

Më herët, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se Partia Demokratike kishte leje për zhvillimin e protestës vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke paralajmëruar reagim të policisë në rast të shkeljes së këtij kufizimi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion