Përplasja Lapaj-Shabani, reagon Dash Sula: Do më bënte gropën dhe mua!

Politikë

Përplasja Lapaj-Shabani, reagon Dash Sula: Do më bënte

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pasi daja i këtij të fundit rrezikon mandatin e deputetit të avokatit.

Dashnor Sula shprehet se do të kishte pasur të njëjtin fat edhe ai nëse do t'i ishte bashkuar koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet".

Sula thekson se kur do t'i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda ndërsa shton se partitë e reja kanë mendësinë e partive të vjetra.

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson.

Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur.

Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….”-shprehet Sula.

ME TE LEXUARAT