Përjashtimi i 19 deputetëve të opozitës/ Berisha: Akt turpi

Politikë

Përjashtimi i 19 deputetëve të opozitës/ Berisha: Akt turpi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit të 19 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Berisha e quan këtë një akt turpi, diktatorial, një akt frike dhe një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit.

“Sot parlamenti Rama-Linda,që nuk ka ekzistuar kurrë që nga diktatura, përjashtoi në një akt turpi, dikatorial, frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës.

Linda e parlamentit, një turp i gatshëm përjashtoi njëlloj sikur të ishte Bjellorusia e Lukashenkos.

Ky është një akt, një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizimit”, është shprehur Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion