Përgjimet e dosjes "Toyota Yaris", Dumani paralajmëron Berishën: Do mbajë përgjegjësi kush nxjer "sekretet"

Politikë

Përgjimet e dosjes "Toyota Yaris", Dumani paralajmëron

Kreu i SPAK Altin Dumani ka paralajmeruar Sali Berishen ne lidhje me nxjerrjen e te dhenave per dosjen "Toyota Yaris".

Altin Dumani foli edhe per hetimet e dosjes 21 janari ku theksoi se prokuroria eshte ne fazen e mbledhjes se provave te nevojshme per zbardhjen e ceshtjes. 

KONFERENCA E PLOTË

“21 janari”, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për t’u pyetur?

Dumani: Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetencë e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërras të fundit, pasi të grumbulloj prova, më pëlqen t’i ballafaqoj.

Çështja në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.

Zbërthimi i aplikacionit “Matrix” a ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqënëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?

Dumani: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është nje nga institucionet më te besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.

Incineratori i Tiranës, a po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?

Dumani: Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës. Në momentin që është vendosur sekuestro Inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave

Pronat e ushtrisë, në cilën fazë janë hetimet dhe si i përgjigjeni komenteve të kryeministrit?

Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bej.

Olsi Rama, pezullimi i hetimeve?

Dumani: Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e OlsI Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.

Ç’po ndodh me çështjen “Toyota Yaris”?

Dumani: Dosja “Toyota Yaris” do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi. Patjetër, të gjithë janë të barabartë.

A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar”

Dumani: Duhet të kemi një indicie. Rast konkret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi dërguar letër-porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi pasur informacione.

Fondet e AZHBR-së a do dalë SPAK me përfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhënat e OLAF-it me AZHBR?

Dumani: Me OLAF-in kemi bashkëpunim të mirë. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion