"Për mua thoshin se ‘ky do të bëhet si Putini’!", Rama: T’u puthim duart shqiptarëve që na dhanë votat

Politikë

"Për mua thoshin se ‘ky do të bëhet si

Rama u shpreh se kur kërkonte një mandat të fortë ishte akuzuar nga kundërshtarët se synonte përqendrimin e pushtetit, por sipas tij koha ka treguar të kundërtën.

Ai theksoi se miratimi i paketës prej 27 ligjesh të lidhura me negociatat europiane nuk do të ishte i mundur pa numrat aktualë në parlament.

Sipas Ramës, një shumicë më e brishtë do ta kishte futur vendin në bllokim politik dhe do të pengonte procesin e integrimit.


“Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini. Por ja ku jemi sot. Në fund të janarit kemi kaluar 27 ligje që ishin vetëm për negociatat. Një pjesë e tyre kërkonin 84 vota. Po të mos i kishim këto numra dhe opozita të kishte më shumë ndikim, negociatat do të bllokoheshin”, deklaroi Rama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion