Peleshi zbulon ligjet që do të ndryshohen, nga Kodi Penal te drejtësia dhe media

Politikë

Peleshi zbulon ligjet që do të ndryshohen, nga Kodi Penal te

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha sot  se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian.

Ai theksoi se objektivi i vitit 2027 është ambicioz dhe jo i dakordësuar me institucionet e BE-së.

Duke prezantuar sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se Parlamenti shqiptar synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.

“Falenderoj Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për përgjegjshmërinë me të cilin ka përballuar volumin e madh të punës, në kushte jo gjithmonë normale.

Ky Grup Parlamentar i rinovuar me 53 anëtarë të rinj ka treguar mençurinë duke treguar se forca e vërtetë janë argumentet dhe jo tonet e larta, grupi ka refuzuar të përfshihet në debate të personalizuara me fyrje, kjo një dëshmi force.

Si kryetar i Kuvendit do përmbush detyrën e nderuar që më keni besuar duke pasur si objektiv vendosejn e standartin europian, etik brenda legjislaturës në kuvendin e Shqipërisë.

Integrimi në BE duhet të fillojë nga çdo qytetar në standartet vetjake, dhe ne duhet të jemi modeli për të ngritur këtë standart në nivelin e klubit të vendeve ku duam të bashkohemi dhe anëtarësohemi.

Europa ka qenë fokusi i punimeve të sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit, Shqipëria shënoi rekord ndër vendet kandidate me rimtin më të shpejtë të avancimit drejt BE-së.

Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave për gjithë grupkapuituj, objektiv tani mbetet mbyllja e tyre deri në fund të vitit 2027. Objektiv i lehtë të thuhet por vështirë të realizohet, shumë ambicioz dhe nuk e di me kë vend tjetër mund ta krahsojmë këtë ritëm. Është një datë e dakordësuar me instiucionet e BE-së.

Pr/ligjet që lidhen me integrimin do jenë kryefjalë e këtij sesioni parlamentar. Do miratohen ndryshime në ligjin për organet e drejtësisë, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. Kemi dy komisione të posacme, shpresoj që puna të ecë siç është nisur me opozitën. Do synojmë të miratojmë pr/ligjin për funksionimin e Shqipërisë, do përfshijë të gjithë deputetët, presim kontribut nga secili prej jush për një ligj organik që i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.” u shpreh Peleshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion