PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër

Politikë

PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS-së, për rezultatin e zgjedhjeve të qarkut Gjirokastër.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor, rezultatin e zgjedhjeve në

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Logu thotë se PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e  zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës.


“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan eksperti Ligjor i PD-së, Marash Logu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion