Pas vaksinës, Rama paralajmëron sërish: Po nuk votuat PS-në mbetet pezull rindërtimi

Politikë

Pas vaksinës, Rama paralajmëron sërish: Po nuk votuat PS-në

Vaksinimi dhe rindërtimi janë dy kartat e forta që shumica socialiste po përdor për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit. E ndërsa pak ditë më parë Edi Rama “kërcënoi” kur deklaroi se nëse nuk votohet PS-ja, “nuk ka vaksina”, sot kishte një tjetër paralajmërim.

Nga Berati, kreu i qeverisë u shpreh se nëse PS-ja humbet zgjedhjet procesi i rindërtimit do të mbetet pezull, pasi sipas tij, PD-ja nuk e ka në program.

“Dhe tjetra që do të mbetet menjëherë pezull është rindërtimi nga pasojat e tërmetit. Kemi një opozitë që del dhe këto dy gjëra nuk i ka fare në horizont, se po luftohet këtu jetë a vdekje cdo ditë, nuk duan t’ja dinë fare, se këtu luftohet cdo ditë për të kthyer njerëz në shtëpitë që humbën çatinë nuk duan t’ja dinë fare” tha Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kritikoi sërish Lulzim Bashën për grumbullimet në takimet elektorale. “Sot jemi në një moment të jashtëzakonshëm që na qëllon njëherë në jetë, lufta me një pandemi. Është e habitshme kur dëgjon njerëz që flasin sikur jemi në një ditë të zakonshme, sikur nuk ka një armik të padukshëm.

Jemi në kushtet e një situate, që hajde flasim…e habitshme, mbrëmë në atë emisionin atje, fliste tjetri, “ka rënë konsumi vjet për shkak të qeverisë, apo bashkive” dhe jo për shkak të një goditje që mori e gjithë bota.

Krijojnë vatra infektimi dhe pastaj i pari i tyre, ai në fakt nuk është i pari por i katërti në broz, se i pari është Saliu, pastaj Iliri, Monika dhe pastaj ky dhe thotë pse merreni me mua, Edi Rama merret me mua. Me kë të merrem? “Unë u them njerëzve vini maska, por ata nuk i mbajnë se duan të puthen me COVID në syrin tim të tregojnë se janë gati të vdesin për mua”. Si mund të pretendohet të merret drejtimi i vendit me këtë nivel paturpësie dhe papërgjegjshmërie dhe me këtë nivel karakteri.


Kur sot mbrojtja e shëndetit dhe jetës është mbi të gjitha partitë, e ç’na duhen ne votat dhe rezultati i zgjedhjeve nëse bëhem shkaktar për të plagosur apo larg qoftë për të humbur njerëz.

Në Mal të Zi marshime të tilla sollën transformimin më të shpejtë, në një nga vendet më të prekura dhe plot në ata njerëz që merrnin pjesë në ata marshime ndërruan jetë. Po në kur do të kujtohemi?

Dhe thonë uragan… Ca uragani? Uraganit të shkuarjes për lesh, të cilit ndryshim? Nga jeta në botën tjetër? Po, unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e të tjerëve që nuk janë aty fare” tha Edi Rama.

ME TE LEXUARAT