Pas Ramës edhe protestuesit në Vlorë. Në orën 11:00 të paradites në Vlorë, në 18:00 rikthim në Tiranë

Politikë

Pas Ramës edhe protestuesit në Vlorë. Në orën 11:00

Teksa protesta për Zvërnecin po vijon para Kryeministrisë, një nga protestuesit ka njoftuar organizimin e dy tubimeve të tjera gjatë ditës së nesërme. Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe mediave, ajo tha se protesta e parë do të zhvillohet nesër në Vlorë në orën 11:00, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

"Jemi një grup i vetëm që kemi një kërkesë shumë të thjeshtë: “Rama ik’ . Shqipëria është e e shqiptarëve jo e pushtetarëve" tha ajo.

Në ditën e gjashtë një tjetër protestuese tha se në këtë protestë ka vetëm shqiptarë dhe njerëz të mirë.

“Pushteti ka tentuar ta deligjtimojë protestën. Në fillim na thanë s ejemi grekë, pastaj rusë, qoftë edhe iranianë. Pushtetit që i ka ardhur fundi nuk e ka kuptuar që këtu ka vetëm shqiptarë të mirë. Kjo është vetëm e qytetarëve dhe e njerëzve të mirë. Ne jemi protesta, ju jeni protesta. Shqipëria është e jona.

Po protestohet kudo ku ka shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve jo e pushtetarëve. Për 35 vjet na kanë mashtruar se mund të kemi një Shqipëri tjetër”, tha një protestue

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion