Pas dorëheqjes nga LSI, Luan Rama i futet botës së televizionit, ja ku do ta shohim

Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish zëvendëskryetari i kësaj partie Luan Rama i është rikthyer gazetarisë.
Mësohet se pas 30 vitesh karrierë politike, Ramën do ta shohim në një projekt të ri televiziv, i cili do të drejtohet nga ai.

Rama do të ketë një emision të tijin në RTV Ora, të cilin e ka quajtur “Drejt”.
Rama do të jetë në ekran çdo të hënë dhe të enjte, ku temat nuk do të jenë vetëm rreth politikës, por duke trajtuar edhe atë ç’ka të tjerët e anashkalojnë.
Luan Rama në fillimet e karrierës së vet ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryetedaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.


