“Pas 5 viteve, Dibra, zona e gjelbër e Tiranës”, Rama: Kush ka napolona mënjanë, të investojë në Peshkopi!

Politikë

“Pas 5 viteve, Dibra, zona e gjelbër e Tiranës”, Rama:

Kryemininistri Edi Rama në takimin elektoral në Dibër duke ju drejtuar grave e vajzave të këtij qarku, tha se e vetmja mënyrë për të fuqizuar partinë në atë qark është duke punuar për aktivizimin e grave në politikë.

Rama tha: “Nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’u japësh komandën, dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara, është pamja e fitores tonë. Dhe unë, deri pa e parë këtë pamje, nuk e besoja këtë”.

Po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të investojnë sepse me investimet në infrastrukturën rrugore, shumë shpejt çmimet në Dibër do t'i afrohen Tiranës.

"Para se të vinim këtu shkuam pamë si po mbyllen punimet tek rruga e Cerenecit, tani keni mundësi të shkoni në Tiranë, të dilni në Durrës të shkoni në Pogradec, ne po punojmë dhe për atë pjesën tjetër të Burrelit dhe Rrëshenit dhe shumë shpejt do të mbyllim rrugën e Lurës.

I thashë disa dibranëve aty dhe 5 vjet kohë ka për të blerë prona në Dibër, pas 5 vitesh ky vend do të ketë çmimet e Tiranës sepse do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës. Është koha që gjithë dibranët që kanë napolona si ato të Dine Hoxhës mënjanë të investojnë", tha Rama.

ME TE LEXUARAT