“Opozitës po i bëhet një nder i madh”, gazetari nuk përmbahet: Rama, më i rrezikuar pa Metën dhe Berishën përballë

Politikë

“Opozitës po i bëhet një nder i madh”, gazetari nuk

Dy prej liderëve të partive më të mëdha të opozitës, demokrati Sali Berisha dhe socialisti i moderuar Ilir Meta, ndodhen të dy në kushte arresti.

“Pa ta përballë në zgjedhjet e ardhshme, unë Edi Ramën e shoh më të rrezikuar,” tha të hënën gazetari Flogert Muça.

Z. Muça mori në analizë dy drejtuesit e lartë, deri para pak vitesh edhe në krye të organeve më të larta të shtetit, për të treguar se me historikun e tyre kanë ndrydhur apo kanë penguar hyrjen e faktorëve të rinj politikë.

Ai tha se me arrestimet e kërkuara nga SPAK-u, “opozitës po i bëhet një nder i madh”.

“Në qoftë se ka dy njerëz që e mbajnë bindshëm Edi Ramën në pushtet janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Problemi i madh që kanë këto dy parti është që këta dy lisa të mëdhenj ia kanë zënë diellin gjithë të tjerëve poshtë dhe nuk i lënë të rriten. Nëse këta të dy i heqim nga ekuacioni Edi Rama do të jetë përpara një skuadre të re. Do jenë Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, Agron Shehaj…

Si derivat i luftës së SPAK-ut kundër korrupsionit hapet fusha dhe këtu Edi Rama ka një problem, se nuk ka luksin të ketë përballë ata që i tund dhe i shkund, por ka disa të rinj të cilëve nuk ka çfarë u thotë. Në momentin kur Edi Rama ka fushën e lirë dhe ka përballë vetëm këta të dy, Edi Rama fiton. Po t’i ikin armiqtë që ai projekton te populli, aty Rama ka një problem. Edi Ramën e shoh më të rrezikuar në zgjedhjet e ardhshme pa Metën dhe Berishën përballë, sesa me ta përballë. Me ta përballë e shoh përjetësisht në pushtet,” tha z. Muça.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion