OBSH: “Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë

Bota

OBSH: “Covid i zgjatur” është zyrtarisht një

“Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zyrtarizuar situatën klinike, e cila shfaqet tek shumë pacientë rreth tre muaj pasi kanë kaluar fazën akute të sëmundjes.

Janë rreth 14% e personave të infektuar që vuajnë këtë sindromë e cila zgjat katër muaj. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje dhe paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Prej kohësh pritej zyrtarizimi i kësaj sindrome misterioze, e cila nuk prek të gjithë pacientët. “Covid i zgjatur” prek më shpesh gratë, personat e moshës së mesme dhe ata që kanë pasur më shumë simptoma në ditët e para të infektimit.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton sindromën tek të sëmurët dhe për momentin nuk ekziston një mjekim specifik./balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion