“O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia”/ Demokrati i thur vargje Berishës

Politikë

“O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia”/

Ashtu si çdo mbrëmje, edhe këtë të shtunë, një grup demokratësh kanë protestuar poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berisha, pasi e konsiderojnë si vendim politik masën e arrestit ndaj tij.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, një i ri demokrat i ka recituar dhe disa vargje Sali Berishës. Ai iu drejtua kreut të PD-së duke e cilësuar si legjendar, e duke i kërkuar që të dalë nga shtëpia për të prirë demokratët. Madje, në vargjet e tij mbështetësi e krahasoi ish-kryeministrit me Gjergj Elez Alinë.

Poezia e lexuar nga demokrati

 

O Sali, o legjendar

 

Dil njiher se dum me t’par

 

O Sali, gjigant sa mali

 

Dil njiher se na mori malli

 

O Sali lideri jonë

 

Dil njiher shqiptarët thonë

 

Dil njiher, dil e na pri

 

Në betejë për demokraci

 

O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia

 

O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi

 

Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion