"Nuk pranova, donte ta fuste brenda PD-së", Mark Marku rrëfen "luftën" me Bashën para zgjedhjeve

Politikë

"Nuk pranova, donte ta fuste brenda PD-së", Mark Marku

Mark Marku nuk pranoi që të merrte mandatin që demokratët i dhanë në qarkun e Lezhës pas divergjencave të forta me lidershipin e PD-së. Mbrëmjen e sotme ai rrëfeu në “Opinion” prapaskenat e hartimit të listave në selinë blu dhe hilenë që i bëri Lulzim Basha me Gazment Bardhin për emrin e Elda Hotit, që tani do të zërë vendin e tij në Kuvend.

“Kam bërë rezistencë të madhe për listat, sherret më të mëdha i kam bërë aty. U kam thënë nuk shkoj në krye të disa batakçinjve. Për zonjën Hoti nuk e dija sepse kisha propozuar një djalë shumë të mirë, të ri, fantastik nga Rrësheni, mësues.

E heqin dhe fusin këtë Eldën. Nuk e dija që ishte deputete. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur këtë. Unë thash nuk e njoh. Më thanë deputete. U thash aq më keq. A jeni në vete? U thash. Më thanë deputete e LSI-së, që kishte qëndruar në parlament. U thashë, absolutisht jo.


Sikur bëhen këto perversitetet e vogla në politikë, një ditë më pas e futë, më thanë nuk kemi cfarë ti bëjmë aleatit. E futën përmes partisë së Mediut. Normalisht nuk kisha mundësi me përcaktuar listën. Në fillim tentuan ta fusin përmes PD-së, pro nuk pranova unë” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion