E përjashtoi nga PD, Berisha fton Bashën në "përballje": Të vijë ku dhe si të dojë!

Politikë

E përjashtoi nga PD, Berisha fton Bashën në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se nuk ka patur asnjë lloj komunikimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas përjashtimit nga partia që ai vetë themeloi.
“Jo, asnjë komunikim. Nuk ka tentuar, nuk kam tentuar” tha ai.

Lideri i PD-së tha pak ditë më parë se është gati të takojë Berishën, por a do ta mirëpriste ish-kryeministri? “Për cfarë do të takohemi?

E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantët e PD-së, jam i hapur. E ftoj të vijë, ku të dojë si të dojë. Cilido. Sali Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në” tha ai te Syritv.

I pyetur nga gazetarët nëse e synon rikthimin në krye të PD-së, a e mund Edi Ramën, Sali Berisha u shpreh “Unë po çuditem si pyet? Jashtë cdo lloj diskutimi. Po si fitoi ai (Rama), u përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi. Në 2005, 2009, 2011. Ishte gjeni i negativitetit, i bënte spotet me 1997.

Edi Rama mori modelin tim të premtimit, unë e kam pas premtimin, por unë e mbaja. Edi Rama në vitin 2013 bëri 63 premtime, nga të cilat disa ngjisnin, shëndetësia falas, ngjiti.


Ulja për ushqimin, zhdukja e listave…i rreshtoi… Dhe fitoi zgjedhjet. Tani ja kanë pirë lëngun” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion