"Nuk kam ardhur të dëgjoj p*rdhët e ktyre", Nard Ndoka i revoltuar braktis studion

Politikë
"Nuk kam ardhur të dëgjoj p*rdhët e ktyre", Nard Ndoka

Kreu i PDK-së Nard Ndoka është përfshirë në një debat me analistin Anri Bala ndërsa po diskutohej mbi lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndoka gjatë diskutimit u shpreh se “Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, por u kundërshtua nga gazetari Anri Bala.

Bala u shpreh se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te Kryeministri.

Por Ndoka u kthyer i revoltuar ndaj këtij qëndrimi duke u larguar edhe nga studio pasi sipas tij “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, - tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, - tha Bala.

“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e Neës24. Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”.

Në vijim, Bala tha se në zgjedhje Edi Rama do përdorë në tezat se opozita është kundër SPAK, kundër reformës në drejtësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion