Nis votimi, PD zhvillon sot primaret që përcaktojnë kandidatët për kryetarë Bashkish
Partia Demokratike zhvillon sot primaret per zgjedhjen e kandidateve te saj ne zgjedhket lokale per kryetare Bashkish.
Njoftimi:
Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, e para e këtij lloji në politikën shqiptare.
Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
Pas votimit kandidatët do të prononcohen për median.
Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.
Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.
Kandidati Julian Deda në orën 10.15.
Kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30.
Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45
Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00
Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30
Lokacionet e të gjitha degëve të vendit mund t'i gjeni në faqen pdsh.al në linkun e mëposhtëm.
https://pdsh.al/strukturat/deget-e-pd/
Mediat janë të lira të ndjekin procesin nga afër në çdo qendër votimi.