Nesër Kuvend/ Zbulohet sms-ja e Gazment Bardhit për deputetët: Ja çfarë do bëjmë në seancë!

Politikë

Nesër Kuvend/ Zbulohet sms-ja e Gazment Bardhit për deputetët: Ja

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 maj, jetës parlamentare.

Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare.

Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj-8 korrik 2025.

Ndërkohë, Gazment Bardhi i ka dërguar këtë mesazh deputetëve opozitar:  "Të nderuar kolegë, Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!".

ME TE LEXUARAT