Negociatat e anëtarësimit, Rama nga Brukseli: Ambicia është të hapim më shumë grupkapituj

Politikë

Negociatat e anëtarësimit, Rama nga Brukseli: Ambicia është

Kryeministri Edi Rama ka kryesuar këtë të martë në Bruksel delegacionin shqiptar, për të hapur grupkapitullin e VI për anëtarësimin në BE.

Në fjalën e tij për mediat, Rama u shpreh se ky është një hap shumë u rëndësishëm, i cili po bëhet sipas planit.

Ai tha se viti i ardhshëm do të sigurohet të mbyllet me grupkapitujt e hapur, për anëtarësim në BE.

“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është i rëndësishëm për planin tonë. Kjo sepse po bëhet sipas planit. Ne duhet të vazhdojmë përpara.

Ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj. Shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë dhe hap motivues”, tha Rama në Bruksel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion