Në garë për kreun e PD, Kadilli i bën ftesë Lulzim Bashës për debat politik

Politikë

Në garë për kreun e PD, Kadilli i bën ftesë Lulzim

Ditën e sotme, Fatbardh Kadilli, kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, i bëri thirrje kreut të partisë që të bëjnë një debat publik. Kadilli nga selia e PD nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median.

“Duke qenë i qartë për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës; Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre; Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale; Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD; Për vetë rëndësinë që ka përfshirja sa më e plotë e të gjithë anëtarëve të PD, dhe sensibilizimi i antarësisë për rëndësine garës; Duke qenë i patundur në besimin se forca e PD vjen nga demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj; Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, dhe e shqetëson atë, i përket gjithë shoqërisë dhe është shqetësim edhe i saj; I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon: Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,  Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë; Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit; Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë; Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Unë i kërkoj Bashës një debat publik, nuk është çështje e brendshme e PD zgjedhja e kryetarit. E quaj një fitore të parë të vetes time që ka nisur me moton ‘një parti e hapur’. E sfidoj z.Basha të pranoj debatin publik”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion