“Në 97-ën kriza pllakosi Shqipërinë nga gabimet e PD-së”/ Berisha për piramidat: Popullit i thamë të vërtetën...

Politikë

“Në 97-ën kriza pllakosi Shqipërinë nga gabimet e

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot foltore në kryeqytet, në lagjen e Kombinatit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës ceku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale dhe që solli luftën civile. Sipas tij, qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.

“Ku ishim në vitin 91 kur duhet të ndërtonin rend të ri, nuk kishim njohuri, por u realizua me vullnet. Në vitin 97 vendin e pllakosën problemet nga gabimet e PD-së për shkak të skemave piramidale, menduan se do zhdukeshim. Por ne u ngritëm, sepse u ngritëm me vullnetin për të rregulluar gabimin sepse ato borxhe që na i atribuuan nuk na përkisnin dhe sepse qeveria nuk kishte prekur paratë e atyre që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura të qytetarëve të tjerë. Pse na votuan masivisht në vitin 2001, sepse ndoqën të drejtën. PD është parti që ndau sistemet, e interesit kombëtar. Shpallëm dinjitetin njerëzor si themelin e programit tonë për shqiptarët, askush nuk donte të merreshim me çështjen kombëtare, por ne u morëm dhe e vumë të parën. Në ngrihemi sa herë të rrëzohemi, ne nuk mposhtemi kurrë”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion