Ndarje familjare apo politike? Ilir Meta sqaron raportin me Monikën

Politikë

Ndarje familjare apo politike? Ilir Meta sqaron raportin me Monikën

Kryetari i Partisë sëLirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme për marrëdhënien me bashkëshorten Monika Kryemadhi, dhe ndërlidhjen e situatës familjare me atë politike, në partinë që ai drejton tani.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ilir Meta ka sqaruar se për shkak të nepotizmit në Partinë e Lirisë do të zgjidhë njëherë e mirë ccështjen e nepotizmit, sepse roli i tij dhe Kryemadhit është keqkuptuar nga anëtarët e partisë.

“Ju po flisni sikur i drejtoheni dikujt në lagje, jo bashkëshortes tuaj”, ia preu Blendi Fevziu. Ndërkohë, kryetari i Partisë së Lirisë tha se partia nuk ishte menduar të drejtohej nga Monika Kryemadhi kur ai nuk kishte mbaruar ende detyrën e presidentit, por për shkak se Vasili dha dorëheqjen.

“Unë e ftova, ajo nuk erdhi se kishte angazhime të tjera. Do bëjmë një zgjidhje nepotike. Nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje. Kryemadhi nuk është se ishte kryetari, ishte zoti Vasili por ai pati shumë probleme, doli më i dobëti në Fier.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion