Mori 4700 vota në tre qarqe, Murrizi: M’i kanë vjedhur, kanë 31 vite që ndajnë lekët me njeri-tjetrin

Politikë

Mori 4700 vota në tre qarqe, Murrizi: M’i kanë vjedhur,

Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi ka shprehur sot në “Open”, për të disatën herë, shqetësimin e tij pas rezultatit të zgjedhjeve, i cili e nxorri atë me 4700 vota në 3 qarqe.

Murrizi tha se në 5% të fleta të pavlefshme (82 mijë fleta) ka shumë fleta që janë vota për të dhe partinë e tij. Sipas kreut të LDSH-së, partitë e mëdha PS-PD janë bashkë për 31 vite dhe ndajnë lekët së bashku.

Se pse nuk fitoi asnjë mandat, Murrizi ia “vuri fajin” buxhetit minimal, pasi tha se PS-PD-LSI kanë shpenzuar 500 mijë dollarë në rrjete sociale me sponsorizime.

Myslim Murrizi: Nuk e prisja këtë votim. Dua të them të sqaroj diçka, që unë nuk kam goditur partitë e mëdha, unë e di që këta janë bashkë, ndajnë paratë bashkë. Nuk i kam goditur, por i kam thënë shqiptarëve realitetin. Në lançimin që dëgjova “megjithëse u ndryshua sistemi zgjedhor”, dua të them që nuk u implementua kushtetuta në këtë sistem zgjedhor. Në fushatë s’kemi qenë të barabartë, kur këta ustallarë i kanë thënë Zykes (Mark Zuckerberg) 500 mijë dollarë. Unë nuk kam dhënë lekë për sponsorizime të tilla.

Eni Vasili: Ju nuk keni arritur të merrni asnjë mandat.

Myslim Murrizi: Në 5% vota të pavlefshme janë 10 mandate.

Eni Vasili: PD thotë janë të miat, PS thotë janë të miat e kështu me radhë.

Myslim Murrizi: Fakti që të gjithë thonë janë të miat i bie që ata i kanë prishur se nga e dinë që janë të vetat? Vetëm lopa e beson që votuesi pasi i vuri kryq PS t’i vëjë kryq dhe PD. Sistemi që nuk u implementua siç duhej kushtetuta, na penalizoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion