“Morën urdhër nga mazhoranca”, Bardhi sulmon deputetët e Bashës: Keqardhje që…

Politikë

“Morën urdhër nga mazhoranca”, Bardhi sulmon

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka sulmuar deputetët e Lulzim Bashës, të cilët mbërritën në Kuvend për të marrë pjesë në seancën parlamentare.

Bardhi u shpreh se Basha dhe deputetët tij kanë marrë mesazh nga grupi parlamentar i PS-së për të shkuar në Kuvend 1 orë më heret.

“Grupi parlamentar i PS kishte shpërndarë një SMS që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiteshin në Kuvend në orën 09:00. Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar i janë përgjigjur këtij urdhri të grupit parlamentar të maxhorancës”, tha Bardhi.

Sa i përket aksionit opozitar, ai tha se deputetët e opozitës kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë.

“PS dhe kryetarja e Kuvendit të rishohë pozicionin e saj për kërkesat e opozitës të heqin dorë nga masat që tentojnë të shtypin opozitës përmes përjashtimeve.

Në këtë parlament s’ka rregulla të shkruara, mjafton urdhri i Ramës dhe bandës së tij. Kemi 4 muaj që rezistojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë derisa kërkesat tona të përmbushen. Kemi diskutuar mbi të gjitha opsionet e mundshme për aksionin tonë, kemi shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë”, shtoi Bardhi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion