Mitsotakis në Derviçan, Rama: Mes nesh kemi dhe ‘djallin vetë’, Pirro Dhimën, unë jam tradhtari profesionist

Politikë

Mitsotakis në Derviçan, Rama: Mes nesh kemi dhe ‘djallin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është ndalur këtë të enjte në fshatin Derviçan të Dropullit, për të takuar banorët minoritarë që jetojnë në këtë zonë.

Ne Derviçan, kryeministri grek është shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh para banorëve “ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni”.

Ne kete takim ka qene pjese edhe peshengritesi Pirro Dhima, te cilin e ka cilesuar “djalli vete” me ironi.

“Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes”, u shpreh nder te tjera Rama.

Fjala e Ramës:

Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni.

Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë.

Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam ta shtyjmë.

Por dhe më mirë akoma se nuk besoj se ka një ditë më të bukur se sa në një vigjilje Krishtlindjesh.

Dua të falënderoj të gjithë banroët e Dervicanit por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju se dini si e keni reaizuar që të jetë ky diell kaq i bukur por me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike.

Kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbeldhur në këtë shesh për ti dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes e për të celebruar këtë moment.

Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të RSH me kombësi greke qëi i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit.

Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë.

Me vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë.

Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes.

Sot kjo është dita jote i dashur Kiriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty. Se asnjë herë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Një gjë të përbashkët e kemi që të konsiderojmë njësoj mik e vëlla këtu në tokën tonë.

Mitsotakis më herët ishte dhe në Himarë ku vizitoi shkollën Omiros.

Në një fjalim para qytetarëve të Himarës, të cilët e pritën me brohoritje dhe flamuj grek, Kryeministri Mitsotakis tha se minoritarët që jetojnë në Shqipëri do të kenë mbështetjen e shtetit grek.

ME TE LEXUARAT