Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian, për shkak të…

Politikë

Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandër Nikolloski, në një intervistë për Channel 5 foli lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE.

Nikolloski u shpreh se ishte i pari që tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në një paketë në rrugën drejt BE-së.

“Fillimisht thashë se do të bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje edhe qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne iu bashkuam Shqipërisë”. u shpreh ministri Nikolloski.

“Tani unë deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion