Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth viziton nesër Shqipërinë, kur pritet të takohet me Ramën

Politikë

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth viziton nesër

Ministri i Jashtën gjerman Michael Roth pritet të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë ku do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në orën 18:00.

Roth pritet të mbërrijë në Tiranë pas vizitës në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme.

Njoftimin e bëri fillimisht vetë zyrtari i qeverisë së kancelares, Angela Merkel, për tu konfirmuar dhe nga burime pranë qeverisë këtë mbrëmje mbi mbajtjen e konferencës së përbashkët për shtyp.

Kjo vizitë lidhet me procest integruese në BE të vedndeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është koha që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Roth në një status në rrjete sociale.

Ai shton se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane”, dhe kërkoi nga Brukseli të veprohet tani me vendosmëri që të mos lindin dyshime për këtë proces.

Ndërkohë, Komisioni Europian ka dhënë rekomandimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por caktimi i datës është bllokuar nga Bullgaria. Qeveria në Sofje kërkon që më parë të adresohen çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut lidhur me kombësinë dhe gjuhën maqedonase.

ME TE LEXUARAT