Meta merr shkresën e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Politikë

Meta merr shkresën e PS për propozimin e Edi Ramës si

Shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër të vendit ka mbërritur këtë të shtunë në Presidencë.

Shkresa e dërguar mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili u emërua në detyrën e re vetëm dy ditë më pare.

Bazuar në nen 96 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti emëron propozimin për kryeministër që i bëhet nga shumica, për t’u votuar më pas në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë publikoi emrat e rinj të kabinetit qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion