"Më thonë pse nuk i përgjigjesh Ramës kur sulmon me gjuhë të ulët", Basha: Nuk kam ndërmend të...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bisedoi sot me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës.
Gjatë bisedës kreu i selisë blu ngriti shqetësimin e zhdukjes së monumenteve të kulturës dhe traditës, dhe europianizmit të kahershëm të Tiranës.
Kryedemokrati tha se ndonëse i kërkojnë t’i kthejë përgjigje Ramës kur sulmon me gjuhë të ulët, nuk ka ndërmend ta bëjë për arsyen e thjeshtë se kjo gjuhë bëhet për t’i ikur llogarisë 8 vjeçare.
“Përkundrazi tani e fajëson Europën për dështimet e veta apo një forcë politike që ua ka demonstruar me vepra që sa herë ka pasur përgjegjësinë e qeverisjes ka prodhuar zhvillimin ekonomik, ka prodhuar investime në infrastrukturë që e kanë bërë sot Tiranën dhe Elbasanin si dy lagje të një qyteti, apo që kanë lidhur kombin përmes Rrugës së Kombit dhe ka prodhuar të mira që sot i shijojmë të gjithë siç është lëvizja e lirë”, shtoi ai.


