“Me ‘shtëpi zemre’ jam nga Prishtina”, Spiropali: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë!

Politikë

“Me ‘shtëpi zemre’ jam nga Prishtina”, Spiropali:

Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Elisa Spiropali: Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur ne Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni! Jemi një gjak e një gjuhë, një histori e kulturë.
Kënaqësi e pafund për këtë mbledhje mes dy Kuvendeve, por ka një problem, duhet të ishim më tepër. Me qindra mijëra e jemi pak. Duhet të takohemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota.
Nuk prish punë se nuk na nxë kjo sallë, na nxënë pllajat e fushat.

Në këtë moment historik si kurrë më parë shqiptarët kanë treguar vendosmëri në zhvillimin e shoqërisë.
Vetëm 1 çerek shekulli ka mjaftuar të tregojmë c çfarë energjie sjell liria.

Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica.

Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion