Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja porositë që Rama i'u la deputetëve

Politikë

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja porositë që Rama i'u

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, nesër Rama mbledh Kryesinë.

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve ishte procesi i zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maji.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi deputetëve që të angazhohen maksimalisht me strukturat vendore.

Sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, burime bëjnë të ditur se në mbledhje nuk është folur në lidhje me këtë temë.

Sakaq ditën e nesërme në orën 17:00 Partia Socialiste mbledh Kryesinë.

ME TE LEXUARAT