Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, ja çfarë pritet të diskutohet
Lajmifundit
/
5 Qershor 2023, 12:45
Politikë

Grupi parlamentar i PD-së pritet që të mblidhet sot pas seancës së Kuvendit. Aktualisht, deputetët po ndjekin zhvillimet e rendit të ditës dhe më pas po në godinën e parlamentit do të zhvillohet mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi për të diskutuar mbi situatën politike në vend por edhe vetë PD.
Deputetët do të shpalosin propozime të caktuara sa i përket riorganizimit të partisë si edhe zgjedhjes së kreut të ri. Deri më tani, siç raportoi gazetarja, thuhet se Lulzim Basha është një ndër emrat që do të kandidojë për të rimarrë sërish drejtimin e partisë.


