Mbledhja e grupit parlamentar, kush janë deputetët e PD që mungojnë (Emrat)

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD, teksa ka pasur diskutime për praninë e ish-kryeministrit Sali Berisha, që sipas kreut të grupit Enkelejd Alibeaj ishte i paftuar.
Ndërkohë që përveç Lulzim Bashës ka disa deputetë të tjerë që nuk marrin pjesë.
Agron Gjekmarkaj
Alfred Rushaj
Flutura Acka
Grida Duma
Kreshnik Collaku
Lulzim Basha
Orjola Pampuri
Zheni Gjergji
Ilda Dhori
Mesohët se Enkeljed Alibeaj ka pasur debate me Sali Berishën në mbledhje. Alibeaj i ka thënë Berishës se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë.
Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Berisha: Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.


