Masat anti-Covid, Bledi Çuçi zbulon nëse do ndalohet mbajtja e dy Kuvendeve të PD-së

Politikë

Masat anti-Covid, Bledi Çuçi zbulon nëse do ndalohet mbajtja

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët edhe për planin e Policisë së Shtetit, në lidhje me Kuvendet Kombëtare që janë parashikuar të mbahen nga Partia Demokratike në 11 dhe 18 dhjetor.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë plan ndalimi, duke qenë se masat nga Ministria e Shëndetësisë ndalojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave, Çuçi u shpreh se Kuvendet që prej 1990 nuk mund të ndalohen dhe do të mbahen duke respektuar masat në fuqi.

“Nuk mund të ndalohen Kuvendet, do bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi dhe besoj që është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk  ndalohen më Kuvendet e partive”, tha Çuçi.

ME TE LEXUARAT