Marrëveshja PS-PD, Ambasada Britanike: Kuvendi të funksionojë në interes të qytetarëve

Politikë

Marrëveshja PS-PD, Ambasada Britanike: Kuvendi të funksionojë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit gjatë ditës së sotme, e cila parasheh rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare.

Ambasada shprehet se përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. “Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Ambasadës Britanike: 

Ambasada Britanike në Tiranë përshendet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur.

Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament. Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion