"Kam ndihmuar vajzën me para", nëna e Monika Kryemadhit në SPAK: Më pyetën për pallatin, paratë i kemi në bankë

Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo është pyetur për pasurinë e Monika Kryemadhit, dhe lidhjen e saj me nje pallat ne Tirane, teksa është shprehur se i ka të gjitha në bankë.
“U pyeta për pasurinë, për pallatin, të gjithë paratë i kam të deklaruara dhe i kam në bankë. Kam ndihmuar vajzën time me para. Jam krenare për vajzën time e di nga se e ka të gjithën.
Historia ka nisur që në momentin që Monika është marrë me djegësat dhe e gjitha është politike.”
"Unë jam mamaja e Monikës, sqarova për pronën. Jam krenare për vajzën që kam. Se mohoj edhe sikur për lehtësi, e di pse është kjo punë, që kur filluan të merren me djegësat ajo këta filluan duke bërë... Një lutje kam për gazetarët... kam shumë respekt mos shkruani se çfarë u thonë njerëzit që blehen apo që bëjnë luftë politike, verifikoni gjërat"- tha Fatime Kryemadhi.

Për çfarë ishit sot e prokurori?
Fatime Kryemadhi: Unë nuk kam qenë pa shtëpi, në lidhje me pronën time Për çështjen shtëpisë që kam... Unë nuk kam qenë pa punë se këta më kanë nxjerrë me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë...
A ju është sekuestruar celulari?
Fatime Kryemadhi: Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë,. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet.
Tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, dhe u deklarua e hapur të përballet me drejtësinë. Nderkohe, disa muaj me pare, ajo ka bere ankim ne gjykate kunder sekuestrimit te celularit qe SPAK ka gjetur gjate kontrollit ne banesen e nenes se saj.


