LSI kërkon rinumërim votash në qarkun Berat/ KAS vendos te rinumërohen 114 kuti

Politikë

LSI kërkon rinumërim votash në qarkun Berat/ KAS vendos te

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ po shqyrton kërkesën e dytë ankimore të LSI-së për qarkun Berat, ku kërkon për rinumërim të votave.

PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji theksoi se në kuadër të transparencës mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por tashmë kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin 277 kutitë të të gjithë qarkut të Beratit.

PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Përfaqësuesi i LSI-së shprehet se ka prova video ku faktohet manipulimi në zgjedhjet e 25 prillit që mund të çojnë në hapjen e kutive të votimit.

“Ato vota nuk mund të rrinë në 0, ne duam të hapim të gjitha votat, edhe ato të kandidatëve edhe për subjektet, të hapen e të rinumërohen. Do na duhej pak kohë por sa i referohemi tabelës, të mbështeteshim tek kjo tabelë dhe në vijim të vazhdohej në të gjithë qarkun Berat”, tha përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj.

KAS u tërhoq për vendim se sa kuti të qarkut të Beratit do të rinumërojë.

Një ditë më parë KAS  vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë  të LSI-së. Kujtojmë se LSI ka humbur një mandat në Berat për 77 vota.

KAS vendosi një ditë më parë se rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, KAS është mbledhur sot për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin dhe më pas do të vijojë ankimin për qarkun e Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion