Ligji për barazinë gjinore, Berisha nga Foltorja: Do jetë i pari që PD do shfuqizojë kur të vijë në pushtet

Politikë

Ligji për barazinë gjinore, Berisha nga Foltorja: Do jetë i pari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë dëgjesave të Foltores së PD në Laprakë me mbështetësit, u ndal te ligji për barazinë gjinore

Një qytetare pjesëmarrëse e cilësoi atë si një ligj të rrezikshëm. Berisha, teksa i dha të drejtë qytetares, nënvizoi se ai ligj tenton shkatërrimin e familjes tradicionale, PD kishte qenë kundër tij dhe premtoi se sapo opozita të vijë në pushtet, ligji i parë që do të shfuqizojë është ai që mazhoranca ka kaluar.

“Ligji i parë që do rrëzojmë është ai për barazinë gjinore. Këta duan të shuajnë familjen. Do e çojmë edhe në Kushtetuese, edhe pse e dimë se ata nuk do e pranojmë.

Por ju them se do kërkojmë edhe referendum për të. Nuk e pranojmë. Këta duan ta bëjnë më keq se teoria e Karl Marksit, duan ta zhdukin fare familjen tradicionale. Por ne nuk do e lejojmë dhe sa të vijmë në pushtet do e shfuqizojmë atë ligj”, u shpreh ai./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion