Leka Bungo "ngre duart" në Kuvend: RTSH është totalisht në paligjshmëri

Politikë

Leka Bungo "ngre duart" në Kuvend: RTSH është totalisht

Kryetari i Keshillit Drejtues te RTSH, Leka Bungo ka pranuar ne Komisionin Parlamentar te Medias, se institucioni publik eshte ne paligjshmeri te plote.

Sipas Bungos, zgjedhja e Aurora Polos si drejtore e Pergjithshme pas largimit te Alfred Pezes, ishte e paligjshme, pasi nuk plotesonte kriteret.

"Ashtu sic ishte e paligjshme zgjedhja e saj zv.drejtore, pasi ligji kerkon 10 vjet pune nga te cilat jo me pak se 5 ne media", tha Bungo gjate seances degjimore ne Kuvend.

Sipas Bungos, me kater drejtoret e fundit, ai ka pasur veshtiresi dhe problematika, pasi RTSH eshte ne mungese te plote transparence dhe informacioni.

"Jemi 20 metra larg dhe nuk vijne gazetaret te mbledhin mbledhjet e Keshillit te Pergjithshem per te degjuar cfare diskutohet e cfare vendoset", theksoi Bungo.

Sipas tij mungesa e transparences eshte nje minus i madh ne nje institucion mediatik, duke sjelle ngerce te medha.

Bungo pranoi se ne procesin e zgjedhjes se drejtorit te ri te pergjithshem ka pasur probleme e paligjshmeri, deri ne pezullim te gares dhe per kete pranoi se ka edhe vete ai pergjegjesi.

"Kam celesat e kashtes ne dore, edhe kur anetaret e Keshillit nuk vijne ne mbledhje dhe tallen me ne, ata paguhen", tha Bungo.

Sipas tij, ne Keshill ka nje shumice false, qe eshte e dokumentuar, e cila zgjodhi zv.drejoreshen Aurora Polo si drejtore te RTSH, ne menyre te paligjshme.

"Nese sillen dokumentet qe duhen, Aurora Polo duhej te mos zgjidhej ose te dorehiqej, sepse ka biznes, sipas dokumentit te tri diteve me pare. Ajo duhej te jepte doreheqjen e te kandidonte, por nuk mund te kandidoje duke qene drejtore, ditet e fundit ka kryer emerime te reja te njejezve ne pune", tha Bungo.

"Gabimi im eshte qe nuk duhej te kisha lejuar votimin e nje anetari nga Vietnami, une nuk e dija, por kjo eshte mangesia ime", tha Bungo. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT