Lamtumira e fundit/ Momenti prekës, Xhafaj puth foton e Bashkim Finos

Politikë

Lamtumira e fundit/ Momenti prekës,  Xhafaj puth foton e Bashkim Finos

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit Bashkim Fino i cili ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19. Shumë politikanë nga të gjitha kahet politike kanë bërë homazhe në nderim të tij, ku nuk kanë munguar as lotët.

Së fundmi ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj si një nga miqtë e shumtë të Finos, është filmuar duke puthur fotografinë e tij, gjatë homazheve.

Gjatë ditës së sotme, për homazhe në Pallatin e Kongreseve u bënë bashkë të majtë e të djathtë. Prezentë ishin kryedemokrati Lulzim Basha me bashkëshorten, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ambasadorja amerikane Yuri Kim, e shumë të tjerë . 

ME TE LEXUARAT