"Kushtoi zero lekë", Këlliçi publikon foton me Trump: Pavarësisht nga fushata, gjeti kohë të dëgjonte për shqiptarët

Politikë

"Kushtoi zero lekë", Këlliçi publikon foton me Trump:

Në një takim në SHBA, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ish-deputeti dhe ish-kandidati për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, u takua me kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Këlliçi, si një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të.

Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike.


Në një postim në facebook Belind Këlliçi shkruan:
“Foto e vitit ????????????????????
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje ????”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion