“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-u”- Flet zyrtarja e SHBA në Tiranë

Politikë

“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn vlerësoi punën e SPAK dhe tha se çdo sukses i tyre është “për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtët një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionin, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë.

Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë“, kështu u shrpeh e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, gjatë nisjes së projektit “Integrity Chronicles” të ish-pjesëmarrëses në programin IVLP, Irena Xhafa, së cilit iu bashkua Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Projekti, i çelur në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, mbështetet nga progami Impact IVLP i Departamentit të Shtetit të SHBA në partneritet me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe AntiKorrupsionin, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion