“Kur ke gruan të korruptuar, bëhesh pis”, incidenti diplomatik, Spanja tërheq ambasadorin nga Argjentina

Politikë

“Kur ke gruan të korruptuar, bëhesh pis”, incidenti

Madridi ka tërhequr ambasadorin e tij në Buenos Aires.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.

Vendimi vjen pas një mosmarrëveshjeje të krijuar mes dy shteteve mbi komentet nënçmuese të bëra nga presidenti i Argjentinës, Javier Milei.

Ditën e djeshme Spanja këmbënguli që Milei të kërkonte ndjesë në lidhje me deklaratën se gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez ishte e korruptuar.

“Kur ke një grua të korruptuar, le të themi, bëhesh pis”, ishte deklarata që nxiti incidentin diplomatik mes dy vendeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion