Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, Eduard Duro: Do të qëndroj në detyrë

Politikë
Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, Eduard Duro: Do të

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

A iu komunikua akuza?

Flas në fund të procesit.

A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. 

Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion